Ish-sulmuesi i Kombëtares, Shkëlzen Gashi, i cili do të mbahet mend gjatë për rastin e humbur në Europianin e 2016 kundër Zvicrës, pritet të rikthehet në Europë.
Pas disa sezonesh të vështira me Kolodaron, në MLS, teksa kohët e fundit mbeti pas skuadër, Gashi do të rikthehet në kampionatin zvicerian. Mediat helvete bëjnë me dije, se shqiptari është shumë pranë akordit me skuadrën e Arusë që militon në ligën e dytë, teksa pritet t’i bashkohet ekipit të ri në muajin janar.
Gashi ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e zvicerianëve të Arusë, teksa do të rikthehet për të ndihmuar ish-klubin e tij, që të mos rrëzohet nga kategoria, pasi ndodhet në një situatë të vështirë pikësh. Sulmuesi pritet të heqë dorë nga paga e tij që merr nga klubi amerikan, për t’iu rikthyer futbollit të luajtur.