Gardh metalik te Teatri, policia nuk lejon qytetarët të afrohen.

Gardh metalik te Teatri, policia nuk lejon qytetarët të afrohen.

323
0

Forca të shumta policore kanë rrethuar teatrin dhe nuk lejojnë qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës t’i afrohen godinës.

Policia ka vendosur një gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të hyrjes për në ndërtesën e Teatrit dhe nuk lejon asnjeri të afrohet në oborr dhe as të futet brenda.

Madje media është larguar forcërisht nga oborri mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme.

Punonjësit me uniformën e policisë kanë ndaluar me forcë edhe përfaqësuesit e opozitës që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit ku janë ngujuar artistë dhe qytetarë.

Gjatë këtij operacioni policor ndaj artit, nuk është kursyer edhe dhuna ndaj qytetarëve dhe ish-deputetëve të opozitës të cilët kanë të drejtë të futen në një hapësirë publike siç është teatri.

Në pamjet e publikuara duket qartë sesi policia ka tejkaluar çdo kompetencë duke penguar qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese.