Gara për Tiranën, Pernaska: Kryeqyteti do dikë që ka disa vite mbi...

Gara për Tiranën, Pernaska: Kryeqyteti do dikë që ka disa vite mbi supe, të jetë me integritet por edhe me eksperiencë

164
0

Lajla Pernaska, kandidate e PDIU për bashkinë e Tiranës ka qenë e ftuar në studion e Faxneës, për të folur rreth kandidaturës së saj.

Pernaska ka thënë se ka qenë vullneti i saj të bëhet pjesë e gares, duke marrë parasysh edhe eksperiencat e saj në Tiranë.

 

Sakaq ajo nuk kurseu as PD, për të cilën tha se ka mbetur jashtë loje.

 

Pernaska: Është thjesht një vullnet i imi që kam gjithë karrierën time politike në qarkun e Tiranës, kam eksperienca në garat elektorale në Tiranë, mendova se gjithë kjo eksperiencë e mbledhur ne vite dhe investim afatgjatë është një avantazh që i bëhet, që të shfrytëzohet dhe të krijohet një ofertë për qytetarët e Tiranës.

 

Gara e pushtetit vendor i jep kujtdo mundësi që të përfshihet.

 

Tirana do një profil shumë serioz të nivelit të kryetarit të bashksë, të jetë me integritet, por edhe me eksperience dhe pervojë. Do dikë që ka disa vite mbi supe.

 

Është vullneti im të kandidoj në siglën e PDIU. E djathta ka mbetur totalisht jashtë loje, jo se PD është në krizë afatgjatë por PD dhe aleatët e saj vendosën që ta bojkotojnë procesin zgjedhor para 4 viteve.