Aktualitet

Gara për Kryeprokuror, Klodiana Lala tregon cili është më i ‘favorizuari’: Olsian Çela ka dënuar me 12 vite Shullazin

By vizionc

November 14, 2019

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme se cili nga kandidatët për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm është më i favorizuar për tu renditur i pari.

Duke ju referuar vetëm dy kandidatëve të tjerë “rivalë” me Arta Markun, Lala tha se Fatjon Mençaj është një kandidate serioze, por sipas saj Olsian Çela është prokurori që ka edhe një platformë të qartë në lidhje me atë se çfarë do të bëjë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Unë njoh edhe zonjën Fatjona Mençaj edhe zotin Olsian Çela. Zonja Meçaj ka punuar pranë presidencës në kohën që Bujar nishani ishte president. Ajo foli sot si një zonjë se do të jetë në krah të qytetarëve. Zonja Mençaj nuk kishte platformë, nuk ka garanci. Mençaj u shmang nga debati shpesh herë. Por sa i takon anës akademike është njohëse e mirë e ligjit, por mendoj se nuk ka lidershipin e duhur. E shohin edhe si person politik. Ajo po ashtu nuk ka staturën për të bërë ballë ndaj politikës. Unë mbështes çdo profesionist”, tha gazetarja.

Për prokurorin Çela, Klodiana Lala tha se me drejtimin e Krimeve të Rënda nga ai, u dënua me 12 vite burg Emiljano Shullazi, si dhe janë goditur disa grupe të fuqishme.

“Ndërsa Olsian Çela është drejtuesi i Prokurorisë së Rëndë. Në kohën e Olsian Çelës, është dënuar 12 vjet burg Shullazi, është dënuar grupi i Fierit që bënte trafik kokaine, që kishte të përfshirë njerëz të fuqishëm, biznesmenë e persona të krimit. Olsian Çela shpalosi një platformë. Ai tha se do të garantoj pavarësi të prokurorëve. Olsian Çela diagnostikoi të gjitha sëmundjet nga të cilat vuan Prokuroria sot. Çela deklaroi sot se kemi dënuar persona për një cigare, persona të dobët e kemi krijuar kaos social”, shtoi Lala.

Kujtojmë se, në garë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm janë në garë tre kandidatë, Arta Marku, Fatjona Mençaj dhe Olsian Çela.