Gafa e Ilda Bejlerit, ‘bën’ Lulzim Bashën kryetar Kuvendi

Gafa e Ilda Bejlerit, ‘bën’ Lulzim Bashën kryetar Kuvendi

474
0

Moderatorja Ilda Bejleri ka bërë një gafë mbrëmjen e sotme në emisionin që drejton, duke ngatërruar kreun e PD Lulzim Basha me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

 

I ftuar në panelin e emisionit “Procesi Sportiv” që Ilda drejton bashkë me Manushin, ishte dhe fotografi Armand Sallabanda, i cili u pyet nga Ilda se kë do të zgjidhte nga Parlamenti, për të bërë disa fotografi, një femër dhe një mashkull. Duke hezituar fillimisht të përgjigjet, Sallabanda u shpreh se do të donte t’i bënte disa fotografi kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa moderatorja ndërhyri dhe bëri lëmsh studion.

 

“Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha fotografi, ndërkohë Ilda ndërhyri duke thënë “aaa Basha”, dhe ktheu sytë nga Ervin Salianji, i cili ishte po ashtu i ftuar në emision.

 

Për të zbutur disa gafën e moderatores, fotografi Sallabanda ndërhyri sërish. “Jo jo, kryetarin e Kuvendit”, u shpreh ai.