Gabimi që nuk ju falet nëse doni të humbni peshë

Gabimi që nuk ju falet nëse doni të humbni peshë

335
0

Gabimi që nuk ju falet nëse doni të humbni peshë Gabimi që nuk ju falet nëse doni të humbni peshë Gabimi që nuk ju falet nëse doni të humbni peshë. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë,  ju duhet të ndiqni disa “rregulla” bazë që janë të domosdoshme për të realizuar këtë proces. Ekspertët rekomandojnë pesë gjërat që nuk duhet të bëni në mënyrë kategorike nëse doni të eliminoni kilet e tepërta.

Mos e shihni ushtrimin vetëm si detyrim

Nëse ushtrimet janë diçka që ju i bëni pa dëshirë, mund t’ju mërziten shpejt dhe të ndikojnë në mënyrë negative tek ju. Ndaj, përpiquni t’i bëni ato me qejf në mënyrë që t’ju çlirojnë fizikisht dhe mendërisht. Ose, mund të gjeni diçka që ju jep kënaqësi dhe ju duket më interesante.

 

Mos hani darkë të bollshme

Për darkë ju duhet të hani ushqime të lehta ose ushqime që do të digjen lehtë nga organizmi, si sallatë, mish pule dhe supë. Nëse hani ushqime të rënda dhe të yndyrshme, ju do të mbingarkoni organizmin dhe ato do të treten me vështirësi. Ata gjithashtu do të depozitohen, sepse nuk do të keni kohë për t’i djegur atë.

 

Mos bëni të njëjtën stërvitje çdo ditë

Të njëjtat lloje ushtrimesh çdo ditë mund të jenë monotone dhe me këtë ju do të vrisni dëshirën për aktivitet fizik. Prandaj, të ndryshoni llojin e ushtrimeve ju bën shumë mirë dhe ndjeheni më energjikë. Përveç ushtrimeve dinamike dhe interesante, gjithashtu duhet të shfrytëzoni potencialin e plotë të trupit tuaj me lloje të ndryshme ushtrimesh.

 

Mos kapërceni vaktet

Megjithëse ju mund të mendoni se duke lënë mënjanë një vakt do t’ju ndihmojë të humbni peshë, kjo nuk rekomandohet nga ekspertët. Në vend që të “vdisni” urie, hani gjëra të shëndetshme të cilat ju krijojnë ndjesinë e ngopjes.

 

Nënvlerësoni ushtrimet e lehta

Nëse i konsideroni disa ushtrime aq të lehta, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë të rëndësishme. Çdo ushtrim është një ushtrim i mirë nëse bëhet siç duhet dhe vazhdimisht. Prandaj, edhe kur nuk keni energji për një stërvitje të plotë, gjithmonë mund të ecni ose të bëni disa ushtrime yoga në shtëpi, të cilat janë të mjaftueshme dhe do të bëjnë ndryshime.