Lajme

Gabimi i drejtuesve të partive politike…/ Nga Marko Bello

By vizional

July 03, 2019

Nje nga gabimet me te medha qe bejne drejtuesit e partive politike ne vendin tone eshte perpjekja per ta eliminuar kundershtarin e tyre politik, duke harruar se sistemi bazohet mbi garen dhe konkurrencen dhe se opozita dhe maxhoranca jane si dy anet e nje peshoreje: kur njera ulet, tjetra ngrihet e anasjelltas.

 

Kur imazhi i kancelarit te Gjermanise Helmut Khol, i cili sherbeu ne kete post per 16 vjet rresht (1982-1998), u demtua rende per shkak te skandalit me financimet ilegale te partise qe ai drejtonte (CDU), Gjermania rrezikonte te mbetej pa opozite.

 

Eksponente te larte te Partise Socialdemokrate te kancelarit Gerhard Shroder, ne vend qe te gezonin per dobesimin e rivaleve historike, shpreheshin te shqetesuar se sistemi demokratik rrezikonte te zhbalancohej nga dobesimi i madh i opozites.

 

Mirepo brenda 8 viteve, opozita e koalicionit CDU-CSU do te rikthehej ne krye te vendit, ndersa kancelarja e tij Angela Merkel do te fitonte 4 here me radhe.

 

Kjo eshte demokracia: Ajo te ndihmon kur luan brenda rregullave dhe logjikes se saj. Opozita jone duhet te rikthehet sa me shpejt brenda sistemit, ndersa shumica te jete me pak arrogante dhe te mos harroje se qeverisja nuk zgjat pa fund.