Gabimet në larjen e dhëmbëve që po bëni të GJITHË; nuk po...

Gabimet në larjen e dhëmbëve që po bëni të GJITHË; nuk po i pastroni ashtu si duhet

304
0

Stomatologët zbulojnë se si ky gabim i zakonshëm për pastrimin e dhëmbëve mund të dëmtojë shëndetin tuaj oral.

 

Vizitat tek dentisti dhe praktikimi i higjienës së mirë orale, siç është larja e rregullt e dhëmbëve në shtëpi, janë thelbësore për mirëmbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm. Kur është fjala për të larë dhëmbët, shumë prej nesh bëjnë si më poshtë: Aplikojnë pastë dhëmbësh në furçë, bëjnë një lëvizje të butë rrethore rreth gojës, pështyjeni dhe shpëlajnë gojën. Sidoqoftë, kjo metodë e larjes është pjesërisht e gabuar.

Rregulli i dy minutave: Para se të kaloni në shpëlarjen e dhëmbëve duhet të mendoni për kohën që kaloni duke i fërkuar ato. Gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni për të maksimizuar përfitimin e pastës së dhëmbëve tuaj  është që të masni mirë kohën e larjes e cila duhet të jetë dy minuta.

Pështyj mos i shpëlani:

I ngjashëm me rregullin më sipër dentistët japin dhe një këshillë tjetër. Nëse mundeni rrini disa minuta pa e shpëlarë gojën por vetëm duke pështyrë  në mënyrë të tillë që të merrni përfitimet maksimale nga pasta dhe të mirat që ajo ju jep. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që dhëmbët të lahen dy herë në ditë. Mëngjes dhe darkë.

 

Kaloni fijen dentare, pastaj lajini dhëmbët: Ekzistojnë tre lloje njerëzish në këtë botë: ata që e përdorin fijen dentare para larjes, pas larjes, ose nuk e përdorin fare.

 

Një studim i 2018 me një grup të vogël studentësh prej 25 vetash konfirmon se rutina duhet të jetë kalimi i fijes dentare para dhe më pas larje e dhëmbëve. Kjo është mënyra që pastrimi i tyre të jetë maksimal.