Futbollisti tradhtoi gruan/ Zbulohet shkaku i vërtetë i shkarkimit të Jese nga...

Futbollisti tradhtoi gruan/ Zbulohet shkaku i vërtetë i shkarkimit të Jese nga PSG-ja

363
0

Jese Rodriguez nuk është më futbollist i Paris Saint Germainit.

Klubi francez ka shkarkuar  spanjollin pasi akuzohet se ka tradhtuar gruan dhe presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi thuhet se është lodhur nga çmenduritë e sulmuesit, raporton SYRI.net.

Jese Rodriguez akuzohet se është në një lidhje jashtë martesore me modelen superseksi, Rocio Amar me të cilën është fotografuar në një party në Gran Canaria. Njëherësh futbollisti ka shkelur edhe rregullat e pandemisë duke organizuar festa në ditë të vëshira pandemie.

Rodriguez ka bërë 18 paraqitje për PSG që kur nënshkroi nga Madridi në 2016, duke shënuar vetëm dy gola.