Futbolli shqiptar rikthehet me lumë golash

Futbolli shqiptar rikthehet me lumë golash

173
0

Shënohen 59 gola në 16 çiftet e para që luajtën për Kupën e Shqipërisë. Një fazë kjo, e cila luhet me vetëm një takim

SHQIPERI – Ka filluar me vrull futbolli shqiptar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të cilat dhuruan një lumë golash. Duke përjashtuar ndeshjen e paralajmëruar që nuk do të luhej, ajo mes Elbasanit dhe Luftëtarit, pasi skuadra gjirokastrite është në faliment, të gjitha përballjet e tjera prodhuan shumë gola.

Në Grupin A Tirana fitoi thellë 4-1 me Shkumbinin, Laçi 3-0 me Vorën, ndërsa Kastrioti mposhti 2-1 Burrelin. Eliminohet që në start Flamurtari, i cili u mposht 1-2 nga Dinamo. Avancon në raundin e dytë edhe Bylisi, që iu imponua 2-1 Veleçikut. Më poshtë të gjitha rezultatet e Grupit A.

Grupi A

Tirana-Shkumbini 4-1 (Ramazani 26′ aut., Vrapi 39′, Muçi 41′, 73’/ Mustafaraj 52′)

Laçi-Vora 3-0 (Nuabueze 6′, 46′, Malota 18′)

Teuta-Tërbuni 4-0 (Jazxhi 37′, Kapllani 38′, Gruda 52′, L. Vila 54′)

Bylis-Veleçiku 2-1 (G. Lika 12′, Trumci 34’/ Shekaj 93′)

Flamurtari-Dinamo 1-2 (Mukoj 75’/ Djidjëa 68′, Da Silva 90′)

Kastrioti-Burreli 2-1 (Shkalla 55′, Okebuku 82’/ Mallunxa 75′)

Besëlidhja-Egantia 1-1 (3-4p) (Hoxha 66’/ Magani 61′)

Korabi-Erzeni 2-0 (Skuka 68′, Xhebrahimi 84′)

Në Grupin B, Kukësi i shënoi 5 gola Maliqit, me të njëjtin rezultat 5-0, Partizani fitoi me Ilirinë, Skënderbeut i mjaftoi një gol për të eliminuar Tomorin, ndërsa Vllaznia shpërtheu me 7 gola ndaj Devollit. Apolonia fitoi 4-1 me Turbinën, ndërsa rezultati më i thellë u arrit mes Pogradecit dhe Orikut, që u mbyll 9-1 për “liqenorët”. Lushnja–Besa u vendos në kohën shtesë.

Grupi B

Kukësi-Maliqi 5-0 (Z. Gavazaj 2′, Kotobelli 27′, Eze 65′, 82′, Ibraimi 78′)

Skënderbeu-Tomori 1-0 (Mensah 25′)

Partizani-Iliria 5-0 (Solomon 22′, 57′, J. Asani 38′, Broja 52′, Melo 68′)

Vllaznia-Devolli 7-0 (Dilaver 6′, 36′, 65′, Imeri 11′, H. Marku 25′, Isaevski 57′, Jonuzi 63′)

Apolonia-Turbina 4-1 (Kofi 23′, Gjata 26′, Mihana 48’Ekemini 88’/ Sollaku 83′)

Pogradeci -Oriku 9-1 (Abazaj 2′, 63′, Dragoj 4′, 14′, Topllari 10′, Kasa 25′, Tako 37′, Balla 72′, Toma 85’/ Shaba 59′)

Lushnja-Besa 0-1 (Nunes 115′)

Kalendari i ndeshjeve të turit të dytë

Grupi A

Tirana-Korabi

Laçi-Egnatia

Teuta-Kastrioti

Bylisi-Dinamo

Grupi B

Kukësi-Besa

Skënderbeu-Pogradeci

Partizani-Apolonia

Vllaznia-Elbasani