Futbolli në zi: Shuhet legjenda e Milanit

Futbolli në zi: Shuhet legjenda e Milanit

456
0

Është shuar një tjetër legjendë e futbollit italian. Mediat italiane bëjnë të ditur se një ditë më parë është ndarë nga jeta Pierino Prati, kampion Europe me kombëtaren e tij dhe me Milanin për klube. Prati e humbi jetën në moshën 73-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë karrierës së tij ai shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A, doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, ka fituar titull e Kupë, me Milanin ngriti European Cup, Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA.