‘’Fustani’’ Pse një dramë për viktimat e përdhunimit?

‘’Fustani’’ Pse një dramë për viktimat e përdhunimit?

495
0

Autore:Klodi Kadillari

Psikologe- Regjisore- Aktore

Duke u nisur nga eksperienca ime vetijake dhe duke dëgjuar zërin e egos time në çdo kohë dhe rrethana të ndryshme qoftë edhe të ndryshimeve politike, më dha një lidhje të fortë empatie duke u unizuar dhe jetuar me personazhet e gjinisë femërore. Fati i të qënurit femër më ka dhënë privilegjin të kuptoj mirë se çfarë ndodh në organizmin tonë duke marr parasysh edhe ndryshimet e çrregullimeve hormonale, psikike, fizike deri te ato emocionale. Është pikërisht kjo formë ose kjo bërthamë e ekzistencës njerëzore e të qënurit femër që kam arritur të krijojë personazhe me emrin ‘femër’ te komunikojë me to, të jetoj me to, të provoj dhimbjen, dashurinë, sakrificat, fyerjet, përçmimet,dhunën verbale dhe fizike, përdhunimet deri te braktisja nga familja dhe rrethi shoqëror duke marr emrin me vehte të  një mëkatare si  e ashtuquajtura‘’Marie Magdalena’’ Ku kush mundi hodhi gurë dhe mllef ndaj trupit të saj, ndaj bukurisë së saj, ndaj pafajshmërisë së saj dhe brishtësise së një trupi lakuriq me të gjitha linjat e një bukurie që gjunjëzon edhe perënditë.

Duke njohur mirë këtë bukuri të heshtur dhe të pambrojtur në trojet shqiptare nuk mund të qëndroja në një qoshe duke e parë këtë formë të shpërbërjes së identitetit femëror në heshtje. Krijova personazhet e mia nëpermjet lluksit që të ofron lënda e të shkruarit dhe të krijuarit siç është romani, dhe përmes romaneve ‘’Kodi i Trëndafilit’’ dhe ‘’Pengu’’ krijova personazhet femra, me një dallim për sqarim jo femrën që vuan nga dëshirat sadiste, narcizoide, apo femrën që përdor bukurinë si formë joshje e plotësimit të dëshirave seksuale dhe ekonomike. Jo, krijova femrën që fati i pamëshirshëm e solli në jetë për të nisur këtë udhëtim jetësor  duke ecur për çdo ditë mbi mina, duke rrëshqitur me trupin thatim nëpër rrugët e evropës,duke ndjerë diskriminimin rracial, duke ndjerë frikë se dikush po i copëton mishin nga trupi, duke ndjerë ankth se dikush i përplas derën në fytyrë, dhe duke ndjer turp përse fati e ka hedhur në mes të rrugës duke u shfrytëzuar si një objekt nga duart e më të fortëve, duke ju lutur zotit të gjej një streh të krijojë familje dhe të trashëgoj  pasardhës. Krijova femrën që e gjeta brënda meje dhe brënda realitetit ku preka, jetova dhe u zhvillova. Gjeta femrën e fortë dhe të dobët, gjeta femrën intelektuale por pa forcë për të mbrojtur vetveten dhe gjeta femrën e hedhur në rrugë per të shitur trupin për të ushqyer familjen, gjeta femrën që i fshihej burrit të dhunshëm, dhe gjeta femrën që i krrusej trupi për të mbrojtur fëmijët nga dhuna fizike dhe psikologjike që ushtrojnë bashkshortët. Gjeta gruan e përdhunuar nga forca e shtetit apo nga forca dhe pamëshira e luftës. Kjo është femra që unë gjeta dhe luftoj në ngritjen e zërit dhe të drejtës për të jetuar këto femra dhe jo për tu mëshiruar.

E njoha Kosovën përmes punëve të mia herë si e ftuar nëper festivale të ndryshme teatrale dhe herë për xhirime të dy dokumentarve të mi, por si dokumentariste arrita të njoh më mire jo vetëm territorin dhe hapsirën e një toke te pjellshme dhe njeheraz të virgjër por mbi të gjitha psikologjinë e grave heroina, intelektuale, shtëpiake, të diskriminuara, të forta, të përbuzura, të heshtura, gra që rrisin fëmijë, gra pa ambicje të mëdha për jetën dhe gra të privuara nga dëshira e nje raporti seksual fiziologjikë. Njoha Kosovën përmes grave,përmes kryqëzimeve të duarve, përmes psherëtimave të paadresuara, përmes dritës së shuar në sytë e tyre por veç bebet e syve atje në thellësi të heshtjes flisnin shumë, ishte një dritë kaq e thellë sa më bëri ti shkoja deri në fund për të parë si regjisore femër se ku është kjo dritë e pafajshme që rri gjithmonë e ndezur por të tjerët nuk e shohin. Kosova më besoj rolin e Nënë Terezës ku përmes kesaj figure unë njoha dhe kuptova çdo të thotë të duash njerëzimin përmes forcës së zotit, të provosh skamjen dhe të udhëtosh me vuajtjen. Përmes rolit të saj unë hipa në trenin ku pashë fytyrat me të pafajshme të cilët adhuronin qënien time sepse unë përcillja forcën e Nënë Terezës dhe përmes keasj kënaqësie që përjetova brënda meje po lindte dëshira dhe nevoja ti jipja forcë, jetë dhe motiv psherëtimave të grave që kanë humbur bashkshortët ne kohën e luftës, kanë humbur bijtë dhe kanë humbur vetveten nga ndjenja e fajësise .Përmes këtij filmi unë dua të shëroj fëmijët që njoha në Podujevë që kanë njohur baballarët e tyre vetëm nëpër ëndërra, përmes këtij filmi unë dua ti bashkohem atyre nënave të raja që sot sakrifikojnë rininë e tyre për të rritur bijtë jetima. Por unë nuk mundem të rri në një qorrsokak e mos ti pergjigjem pyetjes: – A kemi viktima që janë vrarë në emër të nderit? Kush i ka vrarë? Kjo është ajo pyetje që dua ti jap përgjigjen përmes dramës ‘Fustani’