14 maji, dita kur qytetarët shqiptarë do ti drejtohen kutive të votimit po afron, dhe fushata bëhet më intensive për kandidatët që garojnë për kryetarë të bashkive, por edhe për kandidatët për këshilltarë. Gjatë fushatave zgjedhore, ne shohim modele të ndryshme të zhvillimit të saj nga kandidatët. Por mes tyre ka modele e modele si në mënyrën e të bërit fushatë ashtu edhe në karakteret e tyre. Në fakt duhet të jesh vetvetja, njerëzor, familjar, vizionar në punët që aspiron si kryebashkiak dhe larg idesë se me karriken e kryetarit do të rregullosh veten tënde. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë Vlorë, Hysni Sharrra çdo ditë e nis me takimet me njerëzit në çdo lagje të qytetit të Vlorës. Ndalon, bisedon me ta, u jep fletëpalosjet me programin e tij elektoral. Pakkush mbetet me këto karakteristika pasi shumica turren me roje, biznesmenë, etj për të treguar muskujt përballë votuesve duke synuar krijimin e përceptimit se “më votoni se unë do të jem patjetër kryetar”. Ndërkohë po duket se ka një model tjetër, të thjeshtë, njerëzor që takon e dëgjon njerëzit. Dhe ka aftësinë për ti zgjidhur problemet dhe rritur mirëqënies së banorëve. Hysniu takon çdo njeri dhe jo sa për të qenë “popullor”, porse për të krijuar idenë reale se cilat janë problemet e Bashkisë që nesër kur do të drejtojë të dijë se çfarë duhet të bëjë. Bashkëbisedimi në çdo rajon në Vlorë, vizita në Qendrën Ditore të të Moshuarve, takimi me pedagogë të Universitetit Publik, Kolegjit Universitar ” Reald” dhe Kolegjit Universitar ” Pavarësia”, pasi arsimi dhe të rinjtë do të jenë prioritet i kadidatit Hysni Sharra dhe pjesë e rëndësishme e programit të tij elektoral.
Në Qendrën Ditore të të Moshuarve, koha duket sikur ka ndaluar.
Godina tërësisht e amortizuar dhe në lagështi të plotë, reflektohet në çdo cep të saj mungesa e vëmendjes së pushtetit vendor ndaj moshës së tretë.
Në takim me ta kupton se pensionet janë në kufinjtë e minimumit jetik.
Se për ta mungojnë ambjentet e dedikuara, se nuk ka përkujdesje sociale, trajtime specifike dhe dora e bashkisë mungon.
Kjo situatë do të jetë realitet i shkuar në bashkinë e pas 14 Majit! Për moshën e tretë, do të ndërtojmë qendra ditore përkujdesi, do t’i trajtojmë ata më dinjitetin që meritojnë. Punojmë me qytetarët për qytetarët!
Takimi në rajonin 3
Në Rajonit 3, takuam qytetarët dhe i njohëm me programin tonë, ndërsa vumë theksin te kujdesi social. Në bashkinë e re të Vlorës do të ketë më shumë përkujdesje për të gjitha kategoritë.
📌Do të shtojmë e numrit e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike nga të ardhurat e bashkisë.
📌Do të përjashtojmë nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike
📌Do të rimbursojmë çmimit e abonesë për pensionistët, studentët , nxënësit e shkollave.
Ndërtojmë Vlorës e së ardhmes, me qytetarët për qytetarët!
Shpërndarja e programit
Në takim me banorë të Vlorës, shpërndamë programin tonë dhe i informuam qytetarët për vizionin tonë trasformues të qytetit.
Gjatë mandatit tonë të parë:
📌Do të kalojmë funksionet institucionale në zona të ndryshme të qytetit, për të ndihmuar në zhvillimin e zonave periferike.
📌Do të rishikojmë “Planin e Përgjithshëm Vendor”, për të qënë në funksion të qytetarit.
📌Trashëgimia kulturore dhe historike, do të jetë një pikë e rëndësishme.
📌Do nisim përfshirjen e të rinjve dhe universiteteve në proceset e projektimit, hartimit të planeve dhe politikave .
📌Bashkia do të promovojë ndërtesat e gjelbra.
📌Përdorimi i një pjese të buxhetit për mbrojtjen civile në funksion të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike .
📌 Zgjerimi i rrjeteve të transportit publik me linjat e dedikuara, duke rritur shpejtësinë e lëvizjes.
Transformimi është i rëndësishëm, me qytetarët për qytetarët!