Aktualitet

‘Fushata do ishte më e bukur me kundërshtarët përballë’, Rama ‘thumbon’ Metën nga Himara: Babaxhikja nuk di çfarë vulos

By vizional

June 28, 2019

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë ku po zhvillon fushtën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo do të ishte një fushatë më e bukur dhe më e lehtë për PS në rast se do të kishin përballë kundërshtarët.

 

‘Kjo do të kishte qenë fushata më e bukur dhe më e lehtë për PS, në rast se do të kishim kundërshtarë përballë sepse në këto katër vite ne kemi bërë punë që flasin më shumë së të gjitha fjalët’, u shpreh Rama.

 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk nguroi të thumbonte presidentin Ilir Meta të cilin e krahasoi me ‘Baba Haxhiun’ e 100 e ca viteve më parë.

 

‘Baba Haxhiu, ai hajvani i 100 e ca viteve më parë me koburen e  tij vriste majtas djathtas. Ai mbante vulën në xhep. Vula e baba Haxhi Qamilit ishte një togzë e një rrypi që hajdutët e tij e kishin grabitur dhe mbi vulë shkruhej greqisht kompani kafeje eksport-import. Ai s’ dinte fare cfarë shkruhej aty por e mbante se i pëlqente forma e togzës.

 

Ndërkohë që ky ‘babaxhikja’ e di ca është vula që ka në dorë po s’ di ca bën me dekretet e tij. Ky s’ di çfarë vulos, vulat e dekreteve të marra janë vulat e panikut, e dëshpërimit dhe të grahmave të fundit të një revolucioni imagjinar që që nga dje e ka selinë në Presidenc’, u shpreh Rama.