Lajme

‘FURTUNË” në radhët e mjekësisë, SHKARKOHEN 15 punonjës

By vizional

March 13, 2019

Prej disa ditësh, në institucionin e Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë janë larguar 15 punonjës, ku një pjesë e tyre ishin të punësuar prej vitesh në këtë institucion.

Sipas informacioneve të sigurta të newsbomb.al, në këtë institucion ka nisur reforma dhe institucioni po pëson ristrukturim, raporton gazetari  Endri Mema. Rudina Dedgjoni është komanduar si drejtoresha e re dhe emri i ri i institucionit të reformuar do jetë Operatorit Shëndetsor Rajonal.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, bëjnë me dije se disa prej të shkarkuarve janë S.T, specialisti i financës, A.K.,specialistja e statistikës, etj.