Fuqia nënës

Fuqia nënës

1188
0

Nga Anila Kadija, Londër!

 

Është bërë si një fjalë e shpërdoruar energjia pozitive,sidomos këto ditë pandemie. Por unë mendoj se pa të dhe njerëzit të cilët e kanë motiv të jetës së tyre ,ky burim , nuk do të kishte patur efektin e një buzëqeshje, rrahje zemre, të një iniciative, lëvizje që vendos në funksion hallka pune dhe motorrin e jetës. Këtë kam menduar kur jam njohur me profilin e zonjës Merita Isufi. Një grua me energji shprehëse si në mimikën e saj, ajo ka një buzëqeshje rrezatuese gjithmonë, po ashtu edhe nga iniciativat e ndërmara të lidhura me jetën e gruas në Londër dhe jo vetëm. Platforma “ Nëna të suksesshme “( Successful Mothers) të cilën ajo e ka ideuar dhe realizuar së bashku me një grup mikeshash, nënash shqiptare, gra të realizuara që kanë luftuar dhe janë përpjekur në jetën e tyre përtej kufijëve të atdheut,profesionalisht në degë të ndryshme apo në fillimet e një karjere pa lënë aspak mënjanë familjen, tashmë mblidhen dhe ndajnë energjinë pozitive të tyre prej tri vitesh në këtë platformë. Aktivitetet e ndryshme që kjo platformë ka organizuar janë të aspektit informativ dhe argëtues ku përmendim disa workshope/ seminare të njëpasnjëshme në trajtimin e temave të ndryshme me qëllim – rritjen e zhvillimit personal dhe profesional të nënave, grave dhe vajzave shqiptare në Londër ndërsa organizimi i mbrëmjeve argëtuese  ka  patur si qëllim krijimin e situatave ku fokusimi ka qënë në rritjen e harmonisë midis nënave dhe fëmijëve të tyre ,sidoemos me moshën adoleshente ,për një kohë cilësore së bashku .

“Rëndësia e gjetjes së kohës së lirë për veten është një ndër pikat kryesore që kjo platformë thekson vazhdimisht. Mirëqenia e çdo nëne është prioritet pasi nëna ka një rol themelor në familje . Ndaj, përkujdesi mendor, fizik dhe shpirtëror ndaj vetes pozicionon ato në kornizën e mirëqenjes” thekson zonja Merita. As kjo situatë e ndërlikuar, ku është e vështirë të kesh një kontakt afrimiteti pa të cilin një nënë nuk mund ta kuptojë realizimin motivues të një ideje për vet faktin e natyrës së saj në këtë  platformë mundi ta realizoj gjithsesi virtualisht. Një gotë çaj për tu ndier si në një shtëpi të madhe nënash, një libër i porsa lexuar apo i porsa shkruar për tu ndarë si ide, një eksperiencë energjike me ide orendimi apo krijuese me gjelbërimin nëpër ambjentet shtëpiake, sikurse edhe me fëmijët të cilët më shumë se asnjëherë e kanë të vështirë këtë izolim, një ide e ndarë me bashkëshortët për kohën si kalohet tani në familjet e tyre, duke arritur në shkëmbimin tek ëndërrat disi të bllokuara por që nuk shuhen dhe ambicia e mirë profesionale që u jep realizimin final atyre. Plot për të ndarë e plot për të marrë nga njëra tjetra. Kështu pas një lidhje të parë në ZOOM, me zonjat kësaj here edhe nga shtete të tjera si :Znj Migena Arllati-Kosovë, Blerta Avdia -Tiranë, Teuta Tabaku -Turqi, Jeanne Elvire Adotevi – Francë, Joana Suta- Itali, Merita Ramadani- Austri, Amarda Ejmekçiu- Athinë, si edhe zonjat nga zona të ndryshme të Anglisë të cilat rregullisht marrin pjesë në takimet e platformës Nexhi Hasani, Buqe Pacarada, Ensuida Keputa, Teuta Avdyli, Ardjana Gjoni, Mirela Bela, Luljeta Gjoka, Mirlinda Retkocer Zagragja, Juliana Shalla, Angelina Drugaj, Merita Mehmeti. Me kënaqësi dhe profesionalitet përshëndeti Z. Aurel Qirjo nëpërmjet artit të tij. Violina u dha nota të buta edhe lidhjes virtuale si të ishte në një koncert live së bashku me të riun adoleshent Kledi Kameri një DJ premtues për të ardhmen. Ajo pasdite ishte një shkëmbim eksperiencash mbi situatën e krijuar nga distanca sociale me motiv që “ izolimi “ të shndërrohet në “ frymëzim”. Pa dyshim nuk do të jetë i fundit ky pasi të  tjera do të arrihen nëpërmjet kësaj platforme e cila me pak fjalë zonja Merita na e përkufizon si fuqi e zërit, të përbashkët, të nënave për një shoqëri civile më të mirë në vazhdim.

 

Shperndaje