Fundoset varka me 50 emigrantë, 9 të vdekur dhe 20 të zhdukur

Fundoset varka me 50 emigrantë, 9 të vdekur dhe 20 të zhdukur

340
0

Një tjetër tragjedi emigrantësh në det. Një varkë e cila mendohet se transportonte 50 emigrantë është përmbytur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, një milje larg brigjeve të Lampedusës.

Rojet bregdetare arritën të rikuperonin trupat e 9 viktimave.

22 të mbijetuar u shpëtuan dhe u transferuan tashmë në port.

Midis personave të zhdukur mendohet se janë edhe 8 fëmijë. Prokuroria ka nisur hetimin për anijen.

 

Përveç njësive detare të rojes bregdetare dhe policisë financiare, një helikopter është angazhuar në operacionin e shpëtimit.

 

NdërkohëKryebashkiaku i Lampedusas, Totò Martello, tejet i prekur nga ngjarja ka kërkuar masa të menjëhershme.

“Boll më me të tilla masakra në det. Mjafton të mblidhen kufomat që notojnë. Ne nuk mund të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të njerëzve të varfër që vdesin në det ndërsa ndjekin ëndrrën për të përmirësuar jetën e tyre. Politika duhet të veprojë”.

/Ora News.tv/

Tags