Shendeti

Fruti që parandalon diabetin dhe ndihmon për t’u dobësuar

By Vizion

September 13, 2016

Shkencëtarët kanë shtuar në listë së fundmi një tjetër frut që parandalon obezitetin dhe diabetin.

Bëhet fjalë për mangon, që thuhet se parandalon shtimin në peshë dhe zhvillimin e diabetit 2.

Studimi zbuloi se konsumimi i këtij fruti mund të parandalojë humbjen e bakterit të mirë të zorrës, i cili mund të shkaktohet nga dieta e pasur me yndyrë.

Hulumtuesit shkencorë thonë se ky bakter në traktin e zorrëve mund të ndikojë në obezitet dhe sëmundje të lidhura me të, si diabeti i tipit 2.

Gjatë studimit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Oklahomas u bë një eksperiment tek disa grupe minjsh, të cilët u vendosën në një trajtim dietik për 12 javë.

Tek grupi i kontrolluar, 10% e kalorive të konsumuara vinin nga yndyrat, tek grupi  i dytë 60% e kalorive vinin nga yndyrat, ndërsa tek grupi tretë 10% e kalorive vinin nga fruti i mangos.Të gjitha dietat e pasura me yndyra kishin të njëjtën përmbajtje të lëndëve ushqyese, si kalcium, fosfor, fibra etj.

Kur u krahasuan mostrat në fillim dhe në fund të periudhës së studimit, minjtë e ushqyer me mango humbën më pak nga bateri i zorrës i shkaktuar nga dieta e pasur me yndyra.

“Mango është një burim i mirë i fibrave dhe studime të mëparshme kanë treguar se ai parandalon obezitetin, rritjen e niveleve të glicemikës dhe forcon sistemin imunitar”, tregon prof. Edralin Lucas.

“Rezultatet tek eksperimenti i kryer tek minjtë treguan se shtimi i mangos tek dieta ushqimore mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të shëndetit të zorrës dhe niveleve të bakterit të mirë”.

Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se përbërësit e gjetur tek mangoja parandalojnë inflamacionin, sidomos përmbajtja e lartë në fibra, që ndihmon me tretjen.

Një filxhan me mango është i mbushur me antioksidues dhe mbi 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, si dhe është një burim i mirë i fibrave.