Frrok Çupi kapet ashpër me Dumën, Gjekmarkaj: Të kishte vëlla kjo të...

Frrok Çupi kapet ashpër me Dumën, Gjekmarkaj: Të kishte vëlla kjo të lidhte aty, por do ta bëj unë pastaj… ti meriton të pështyhesh (Gazetarja ndërpret emisionin)

485
0

Ka “plasur” debati në studion e emisionit “open” pasi ish-deputetja Grida Duma është kapur me deklaratën e gazetarit Frrok Çupi, i cili tha më herët se “faji” është i Europës dhe jo i Shqipërisë, për mos dhënien e datës së konferencës ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave.

Duma tha se Çupi është askushi dhe ndaj nuk mund të thotë se fajin e ka Europa, por duhet të pranojë keqqeverisjen e PS.

Kur Çupi kërkoi t’i thotë Dumës diçka në ngritje tonesh e sipër, demokratja i është kthyer keq duke e paralajmëruar.

Edhe Gjeklmarkaj i ka dalë krah duke i thënë Frrok Çupi se ëhstë një hiç dhe se meriton të pështyhet pasi ka përdorur një gjuhë të turpshme ndaj ish-deputetes.

Duma: Nuk mund të pranojmë që të relativizohet Europa dhe të thuhet se është ajo fajtore, por ky ka frikë dhe nuk do të pranojë dështimin e kësaj qeverie të kalbur. Ju keni frikë të qortoni qeverinë tuaj.

 

Çupi: Unë nuk jam pjesë e qeverisë, por po ju them diçka.

 

Duma: Kujdes me mua kujdes kur flet me mua se e ke kaluar disa herë.

 

Vasili: Jo kujdes mos kaloni në ofendime.

 

Gjekmarkaj: Ti je një hiç…

 

Vasili: Gjekmarkaj jo, mos kaloni në ofendime.

 

Gjekmarkaj: Unë ofendoj atë që ofendon një grua.

 

Çupi: Dua t’i them vetëm një fjalë. Ti je një fjalë e vogël nuk je institucion.

 

Duma: Ju jeni i mbaruar, mos flisni me gojë të prishur, ndërkohë që keni thinja në kokë dhe duhet të flisni me respekt. Ti je i paguar për të fyer dhe për të nxjerrë vrerë.

 

Çupi: Ti je histerike.

 

Duma: E di pse nuk jemi në nivel europian ne, sepse kemi këtë marrëdhënie me gruan. Përdorim këto ofendime.

 

Çupi: Burrin në shtëpi e fyen ti? Se as burri nuk fyet?

 

Vasili: Kujdes, ju lutem mos provokoni.

 

Çupi: Po jo se dhe burri nuk fyet, çfarë thotë kjo.

 

Gjekmarkaj: S’më ka ndiodhur kurrë gjithë këto vite në emisione që një burrë të reagojë kështu ndaj një gruaje. Turp t’ju vijë.

 

Çupi: Ore dëgjon mirë ti, çfarë thashë unë, asgjë nuk thashë ajo e dëgjove si foli?!

 

Gjekmarkaj: Ore kjo të kishte një vlla të kapte të lidhte aty…po do ta bëj unë pastaj këtë…

 

Çupi: Çfarë do bësh ti çfarë do bësh?

 

Gjekmarkaj: Ti meriton të pështyhesh në fytyrë aty jashtë…

 

Moderatorja Eni Vasili ndalon emisionin për shkak të agravimit të situatës.