Organizata, Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thekson në raportin e saj të publikuar të mërkurën se në demokraci sikurse edhe në shtetet autoritare, udhëheqësit që synojnë konsolidimin e pushtetit, po gjejnë mënyra të reja për të shtypur gazetarinë e pavarur.
Në raportin mbi “Liritë dhe mediet në vitin 2019”, thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediet duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediet ‘miqësore’.
Raporti thekson ndikimin botëror të retorikës kundër medieve të përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gazetarët gjithandej në botë kanë më pas arsye të bësojnë se Uashingtoni do t’u vijë në ndihmë nëse shkelen të drejtat e tyre themelore.
Sipas të dhënave të Freedom House, liria e medies është përkeqësuar në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, me forma të reja të shtypjes që zbatohen si në shoqëritë e hapura edhe në shtetet autoritare.