FRANCË/Presidenti francez Macron pret Putinin në Versajë

FRANCË/Presidenti francez Macron pret Putinin në Versajë

406
0

Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron pret sot homologun e tij rus, Vladimir Putin në kështjellën e Versajës, një test diplomatik madhor që do të jetë një mundësi për të biseduar për çështje konfliktuale mes Paris-it dhe Moskës, nga Siria tek Ukraina dhe për t’u përpjekur të tejkalojnë mosbesimin reciprok. Arsyeja e kësaj vizite është një ekspozitë mbi vizitën historike të zhvilluar në vitin 1717 nga Pjetri i Madh në Francë, me rastin e 300-vjetorit. Kjo ngjarje vendosi edhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. “Ideja është që theksohet, nëpërmjet një vizite të përbashkët të ekspozitës, vjetërsinë dhe thellësinë e lidhjeve mes dy vendeve”, shpjegon presidenca franceze. Ndërsa në mesazhin e tij të urimit për homologun e tij të ri frnacez, një ditë pas zgjedhjes më 7 maj, Vladimir Putin i kishte kërkuar që të tejkalohej mosbesimi mes palëve.