FRANCË – Japin dorëheqjen ministrat e Drejtësisë dhe Çështjeve Evropiane

FRANCË – Japin dorëheqjen ministrat e Drejtësisë dhe Çështjeve Evropiane

363
0

Ministri i Drejtësisë, François Bayrou aleat kyç i presidentit francez, Emmanuel Macron njoftoi sot në mëngjes për median largimin e tij nga qeveria, ku nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeverisës së bashku me dy ministra të tjerë. Krahu i djathtë i Bayrou, Marielle de Sarnez, ministrja për Çështjet Evropiane heq dorë, sipas një burimi të MoDem, për të qenë pjesë e qeverisë së re në proces formimi pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës që i dhanë shumicën absolute partisë Republika në Lëvizje e Macron (308 nga 577 vende), mbështetuar nga vendet e MoDem (42). E zgjedhur të dielën deputete e Parisit, Marielle de Sarnez do të kryesojë grupin MoDem në Asamblenë Kombëtare. Të martën, ministrja e Mbrojtjes Sylvie Goulard, e partisë MoDem vendosi të tërhiqet nga posti.