FRAKSIONI I BDI-SË: TAKIM DHE VENDIME TË NDËRMARA NË MBLEDHJEN TINZARE TË...

FRAKSIONI I BDI-SË: TAKIM DHE VENDIME TË NDËRMARA NË MBLEDHJEN TINZARE TË KRYESISË SË BDI-SË

142
0

Të nderuar qytetarë, bashkëpartiakë, aktivistë dhe votues të Bashkimit Demokratik për Integrim,

 

Me indinjatë dhe zhgënjim të thellë mësuam nga mediat për takimin dhe vendimet e ndërmara në mbledhjen tinëzare të Kryesisë e BDI-së, epilog i së cilës ishte manipulimi i opinionit publik përmes lojës së fjalëve, ndaj me përgjësi të plotë njoftojmë opinionin e gjërë se:

 

Nuk jemi vetëpërjashtuar por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mos pajtueshmërisë dhe manipulimit të statutit të partisë.

Nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të parties,

Ky lloj kryesimi me organin partiak është arbitrar dhe jo demokratik.

Antarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkon përmes proceduarave ligjore statutore.

Kërkojmë që të ndërpritet manipulimi i opinionit publik përmes fjalëve, ti kushtohet vëmendje serioze mospajtimeve brenda partiake, si pasojë e përdhosjes së demokracisë, meritokracisë dhe statutit partiak.

 

Qëndrojme stoik në bindjet tona që BDI të mban pergjegjesi për origjinën e saj, historinë, vlerat demokratike dhe shpirtin unifikues, vlera këto që e kanë mbajtur fitues absolut të dy dekadat e fundit.

 

Si fraksion do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike, politike dhe meritokratike për të ruajtur dhe konservuar vlerën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve që nuk kanë rreshtur të mbeshtesin dhe çojnë në fitore absolute formacionin politik të UÇK-së, të emeruar si Bashkimi Demokratik për Integrim

 

Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim