Kulture

Fragmenti më i bukur për dashurinë, nga romani “Thuamë se më dashuron”, i Erich Maria Remarque

By vizional

September 06, 2018

“E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.

Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund tëshkojnë këtu fare pak. E prapësëprapë çdo herë çuditem pa masëdhe jo për gjë, por nga fakti që në një kohë tërrëmujës sëmadhe, dy jetë kaq të ndryshme që kishin bërë aq e aq kërkime që shpesh hiqni dorënga këto kerkime, u bashkuan kokërr për kokërr.

 

Sa ngrohtësi të pashpenzuar kam ende në veten time, kjo ngrohtësi është aq e madhe, sa mund tëmbajë brenda zemra ime. Është e çuditshme si u kthye çdo gjë në dashuri. Si ndodhi që shumë gjëra që gjithë jetën i kam urryer, u bënë tërëndësishme e tërheqëse e të tjera gjëra që më parë i lakmoja e i kerkoja, u zhytën në harresë.

 

E ç’mund të jetë më i mrekullueshëm se zakoni, më e dëshirueshme se shpresa, çfarë mund tëlumturojë më tepër se përputhja e plotë e ndjenjave tona.

 

Si ka mundësi që për mua çdo gjë që ekziston në këtë botë, ndriçohet nga këto rreze, të njëndjenjësie të pafund! Sa larg e pa vlerë duket tani shkëlqimi i rremë i aventurave, shqetësimet, prirja fëminore për të prishur, shpenzim të parave pa kriter e harresë.

Nuk dua të harroj më, por të kujtoj që të mbledh sa me shumëpër ne të dy.

 

Ti je kupë, je zemër e hapur për të tjerët, ti që je gjithmonë e gatshme. Unë të dua dhe çdo gjë tek unë rritet e turret prapëdrejt teje.

Era fryn e lëkund kallinjtë që fëshfërijnë si krahë të mëdhenj. Përqafomë fort e dashur, përqafomë, sepse nganjëherë mëkaplon frika nga gjerësia e plotësia e ndjenjave, aq të reja janëato për mua. Mund të mendosh se malli i ngarkuar është më i rëndë se vetë anija dhe se tani po i çon era në det të hapur.

 

Kjo është një frikë e kotë dhe në përgjithësi nuk është fare frikë, vetëm se është grumbulluar aq shumë dashuri, saqë mbrëmjeve më erren sytë e çdo gjë mbulohet me hije; ja , pra, sa shumëpërulem e gjunjëzohem para asaj që ndiej.

 

Kjo është pjekuria e stinës së verës që ka mbjellë lulëzimin, megjithëse askush nuk ka mbjellë asgjë, kjo është një verë me bimë të egra e një dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e fortëe jetës, lule qëka qëndruar shumë kohë e vetmuar…”.