FOTOT/ Zbulohet historia e dashurisë së Laura Vorpsit me biznesmenin

FOTOT/ Zbulohet historia e dashurisë së Laura Vorpsit me biznesmenin

1005
0

2-194Në ceremoninë e së shtunës së Redon dhe Mariam Ndroqit, nuk munguan çiftet e zyrtarizuar, por edhe ata të rinj që kishin rezervuar këtë dasmë madhështore për të dalë hapur në njëfarë mënyre pas një lidhjeje të fshehtë.

Çifti më i ri që kanë pozuar para banerit me Ylli & Mimoza Ndroqin ishin ishzëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, sot koordinatore, dhe biznesmeni i njohur, Theodhoro Çami.

Që pas largimit si zëdhënëse e PD-­së, Laura i ka pasur të rralla daljet e saj publike, dhe kjo është hera e parë që ajo shfaqet dhe me veshje mondane, një fustan në ngjyrën e gjelbër rrëzëllitëse. Stilit të saj i është përshtatur dhe Teo, i cili ra në sy për kombinimin shik me kravatën dhe këpucët, në nuancat e ngjyrës së fustanit të Laurës, shkruan “Panorama Plus”.