Gruaja ka theksuar se nuk do te levize nga varrezat e Ternit, ku prehet djali i saj, pasi pretendon se atij nuk iu be autopsia dhe ajo nuk mundi ta shihte.
“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer asnjë autopsi. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. Madje m’u mohua ta shikoj djalin tim në momentet e fundit, në shtratin e spitalit. Unë nuk i thashë dot as lamtumirë. Unë thjesht e pashë atë në një arkivol. E gjitha kjo ngjan me një histori të zezë dhe të padëgjuar më parë”, ka thene ajo, sipas raportimit qe bejne mediat italiane.
Ajo thote se nuk do te levize nga varri i te birit derisa te rihapet hetimi e te zbardhet shkaku i vdekjes.
“Une dua te shoh gjithcka. Unë do të fle në makinë para varrezave sonte dhe nesër në mëngjes do të jem përsëri këtu. U bëj thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjithë atyre që mbrojnë qytetarët e braktisur nga drejtësia të mund të më ndihmojnë mua dhe këdo që ka problem të ngjashëm”, ka thene ajo.

“Ai kishte mbërritur i vetedijshem ne spital” tha ajo, “por pas disa orësh vdiq. Ata më thanë që ai kishte hyrë në dhomën e operacionit, por ai në të vërtetë vdiq në dhomën e urgjencës. Cfare ndodhi?”. 



