FOTOT/ Jonida Vokshi dhe Afrona Dika, nuset tradicionale VIP zbulojnë jetën e...

FOTOT/ Jonida Vokshi dhe Afrona Dika, nuset tradicionale VIP zbulojnë jetën e re në Prishtinë pasi lanë vendlindjet

1178
0

Java e dytë e shtatorit shënoi një moment mjaft special në jetën e moderatores dhe aktores së njohur, Jonida Vokshi. Pasi bëri publike disa muaj më parë lidhjen me producentin kosovar Besnik Krapi, ajo lajmëroi edhe ceremoninë martesore, e cila bëri bash kë familjarët e dyshes, por dhe emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Fill pas këtij momenti, bukuroshja u nis me pushime, aty ku dhe shijoi muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj. Nga ky udhëtim, Jonida zgjodhi që kujtimet më të bukura t’i ruajë për vete, duke qenë se zgjodhi të publikojë në rrjetet sociale shumë pak momente.

Ndërsa së fundmi duket se moderatorja është rikthyer në kryeqytet dhe një nga gjërat e para që ka bërë është të mblidhej me miket e saj më të ngushta. Portalet kanë publikuar foto të vajzave, të cilat duken mjaft të qeshura teksa shijojnë diçka për të pirë së bashku.

 

 

Kujtojmë që pas dasmës, Jonida shijoi muajin e mjaltit me Besnikun, një producent filmash, të cilin e ka njohur gjatë serialit “O sa mirë”. Pas martesës, Jonida iu bashkua partnerit duke nisur jetë të re në Prishtinë, ashtu si çdo nuse tradicionale që shkon në shtëpinë e burrit.

 

 

Ishte një koment i moderatores në foton ku shihej me qenin e saj, teksa po shëtiste e lumtur. Në përshkrimin e fotos, ajo shkruante: “E diela me Nikin në Prishtinën time”. Të gjithëve ua tërhoqi vëmendjen komenti i moderatorit Ermal Mamaqi. i cili i shkruante Jonidës: “Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten!”, por me përgjigjen e saj Jonida la të kuptohej që para dasmës se ajo do të zhvendosej në Kosovë me partnerin e saj. “I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që, tani e di ku më gjen”, ka përfunduar Jonida.

 

 

Le të shohim se cilat do të jenë angazhimet e saj, tashmë në Prishtinë. Por duket se të njëjtën gjë ka bërë edhe modelja Afrona Dika, e cila ka lënë Zvicrën për t’u bërë nuse Prishtine. Disa ditë më parë, ajo i tha “Po” në altar këngëtarit Blero Muharremi, ndërkohë që ishte vetë këngëtari që zbuloi pamje nga vila luksoze, e cila ka kushtuar 300 mijë euro.

 

 

Fill pas ceremonisë, Blero dhe Afrona kanë nisur jetesën bashkë në shtëpinë e re, në kompleksin ‘Diamond Rezidencë’ në periferi të Prishtinës. Ky ko mpleks është cilësuar si ndër më të kushtueshmit dhe njihet si një zgjedhje e shumë personazheve të tjera nga showbizz-i për të jetuar atje.

 

 

Ndërsa së fundmi, Blero ka zbuluar një pjesë të pamjes brenda saj, nga ku dallohet pishina tepër e madhe. “Më mungon zemër”, ka shkruar Muharremi krah fotos ku ka etiketuar dhe bashkëshorten e tij. Me siguri, në ditët në vazhdim dyshja do të publikojë pamje të tjera të folesë së tyre të dashurisë, duke i surprizuar të gjithë me arredimin e saj./PANORAMAPLUS.al