FOTOT/ Jeta e Arjan Konomit larg ekranit, nga fshati krah yjeve botërore...

FOTOT/ Jeta e Arjan Konomit larg ekranit, nga fshati krah yjeve botërore të tenisit

457
0

La metropolin e zhurmshëm të Tiranës dhe shkëlqimin e prozhektorëve në studio televizive, për t’iu dedikuar krijimtarisë dhe kopshtarisë në fshatin Vuno, në jug të qytetit të Vlorës. Kjo është historia e gazetarit të njohur Arjan Konomi, i cili prej 5 vitesh është larguar nga jeta publike duke mbyllur edhe çdo llogari në rrjetet sociale.

Po ç’po ndodh me jetën e tij larg ekranit?

Kanë kaluar pak ditë nga përfundimi i karantinës dhe sapo ka mbaruar dhe dërguar në shtyp librin e dytë të tij “Saga e Jetëve Legjendë 2”, gazetari Arjan Konomi ka përfituar nga mundësia e kalimit të kufirit për të udhëtuar drejt Beogradit.

Arjani, i pasionuar pas sportit të tenisit, ka realizuar një ëndërr të tij për të parë nga afër me miq një turne të këtij sporti aristokrat.

Arjan Konomi

 

 

Novak Xhokoviç, tenisti në vendin e parë të klasifikimit botëror prej shumë kohësh, organizoi një turne tenisi më qëllim bamirësie, duke qenë se ky sport prej disa muajsh është ndërprerë, ku merrnin pjesë edhe tenistë të tjerë të shquar. Konomi ka qenë në shoqërinë e familjarëve të tenistit të famshëm Novak Xhokovic, siç shihet dhe nga fotot me të vëllanë dhe më të atin e tenistit, si dhe ka qenë mysafiri i tyre.

Ai ka “pasur fatin” të mbajë në dorë kupat e famshme të turneve të mëdha të tenisit, ose siç quhen “Grand Slam”, si Wimbledoni anglez, Us Openi dhe Roland Garosi francez, siç shihen edhe nga fotot. Emra të tjerë tenistësh shumë të famshëm që takoi ishin: Dominic Thiem: Aleksander Zverev, Gregor Dimitrov etj.

 

Ka qenë një mundësi e mirë për të bërë diçka ndryshe pas shumë muajve pune intensive për përfundimin e “Sagës së Jetëve Legjendë 2”. Pas suksesit të librit të parë të tij që u botua katër herë, vëllimi tjetër aktualisht është në shtyp dhe pritet të dalë në fund të muajit qershor.

 

/Panoramaplus.al