FOTOT/ “Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush”… shoferi në Sukth...

FOTOT/ “Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush”… shoferi në Sukth vret qenin dhe e tërheq zvarrë për të mos e parë njeri, pamjet shokuese

465
0

Drejtuesi i një mjeti në Sukth të Durrësit, pasi ka vrarë një qen, e ka lidhur atë dhe e ka tërhequr zvarrë, me idenë për ta hedhur trupin e tij në ndonjë vend larg. “Animal Rescue Albania” ka publikuar fotot nga vendngjarja dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për këtë rast.

 

“Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe e ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë? Pas kësaj makine është monstra e vërtetë, personi që buzëqesh me gjakftohtësi teksa torturon deri në vdekje këtë qen të gjorë është familjar i juaji, është kushëriri juaj, është komshiu juaj, është miku juaj, është kolegu juaj… nuk i dihet kurrë se nesër këtë krim nuk do ta kryejë në dëmin tuaj”, shkruan “Animal Rescue Albania”. Fotoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe pas reagimit edhe të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, policia reagoi duke shoqëruar shoferin e makinës.

Kjo nuk është hera e parë që kafshët keqtrajtohen në Shqipëri. Pavarësisht projektligjit të njohur edhe si “Ligji për katërputroshët” që qëndron në sirtaret e Kuvendit, masat e marra nga autoritetet janë të pakëta.