FOTOLAJM/ Provokon sërish Edi Rama me veshjen, kollare me flamurin kombëtar dhe...

FOTOLAJM/ Provokon sërish Edi Rama me veshjen, kollare me flamurin kombëtar dhe yllin me 5 cepa

512
0

Rama provokimi-kollarja 5 cepa ylliKryeministri Edi Rama ka provokuar sërish me veshjen e tij ditën e sotme, teksa ka zhvilluar takimin zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Gjatë takimit zyrtar me kryediplomatin grek, ka rënë në sy kollarja e kryeministrit, në të cilin ishte dizenjuar flamuri tonë kombëtar, por që mbante edhe yllin e verdhë me 5 cepa.

Fotot e Ramës janë nisur zyrtarisht nga Kryeministria dhe janë realizuar nga fotografi i tij personal. Ndërkohë që gjatë konferencës, kjo kollare nuk është vënë re shumë mirë, pasi është mbajtur nën jelek.