Fotoja e Putin duke qëndruar ne mes të stuhisë pushton rrjetet sociale

Fotoja e Putin duke qëndruar ne mes të stuhisë pushton rrjetet sociale

363
0

Një foto e Presidentit rus duke qëndruar në mes të shiut  gjatë një ceremonie kombëtare po pushton internetin,raporton “RT”. Të mërkurën,  Vladimir Putin është shfaqur mes të shiu të fuqishëm duke vendosur një kurorë në përkujtim të dëshmorëve. Nuk kanë qenë të pakët ata që e kane krahasuar me një foto të ish-presidentit amerikan Barack Obama  duke qëndruar nën një ombrellë të mbajtur nga një marins amerikan, shkruan syri.net. Fotoja e Obamës, e bërë në vitin 2013 gjatë një konference shtypi me kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkaktoi polemika sepse ,sic thanë kritikët, ishte kundër rregullave që marinsat meshkuj  të mbajnë çadra. Ndërkohë mediat ruse shkruajnë  se shiutnuk e pengoi Presidentin rus Vladimir Putin të merrte pjesë në ceremoninë e Ditën e Kujtesës dhe Trishtimit, që shënon fillimin e Luftës kundër nazistëve. Ndërkohë shumë qytetarë rus kanë shpërndarë foton duke e ‘ngritur në qiell’ presidentin Putin si i patremburi, apo i pandalshmi