Fotoja e publikuar si e Lasgush Poradecit dhe bashkëshortes
Kjo foto prej disa minutash ka bërë ‘lëmsh’ rrjetin.
Është Auron Tare ai i cili ka marrë një foto nga fondi Marubi, duke menduar se në të është poeti lirik Lasgush Poradeci me bashkëshorten e tij, dhe ia ka nisur së bijës, Maries.
Entuziaste, Maria e ka publikuar këtë foto për miqtë e saj duke falenderuar njëherazi Auronin.
“Të shtrenjtët e mi. Miku im Auron Tare e ka gjetur te fondi Marubi. Zot sa i madh je”, shkruan Marie Poradeci.
Mirëpo, menjëherë ka ndërhyrë Niko Kotherja, studiuesi i historisë dhe koleksionisti shqiptar, njëherazi kuratori i ekspozitës, duke pohuar se në fakt, në atë foto është piktori Vangjush Mio me të shoqen Eleni, fotografuar në Pogrdec nga studio Sotir.
REPLIKAT:
Niko Kotherja: Marie. Gabim në info. Në foto është piktori Vangjush Mio me të shoqen Eleni fotografuar në Pogradec nga Foto Sotir Studio. Materiali gjendet në familjen e fotografit dhe është shpënë në Shkodër për ekspozitën fotografike të fotografëve të juglindjes. Të këtij momenti ka edhe foto tjetër. Si foto i ka edhe e bija e Vangjush Mios.
Auron Tare: Niko Kotherja,
sipas marubit është poeti lasgush poradeci me te shoqen. Ështe e studio sotirit.
dmth sipas personave e shpjegonin ekspozitën. Mua mu bë shumë qejfi që ishte kjo foto e Lasgushit. Sigurisht e nuk jam autoritet për të përcaktuar se kush është por mu tha nga Muzeu prandaj ja dërgova Maries.
Niko Kotherja: Unë jam ndihmës kurarori i ekspozitës prandaj e them me siguri dixhiturën e fotos, Auron. Në koleksion kam një shkrepje tjetër të këtij momenti.