Fotoja e ‘Lasgushit’ që po bën ‘lëmsh’ rrjetin, kuratori i ekspozitës ‘rrëzon’...

Fotoja e ‘Lasgushit’ që po bën ‘lëmsh’ rrjetin, kuratori i ekspozitës ‘rrëzon’ Auron Taren (REPLIKAT)

485
0

 

Fotoja e publikuar si e Lasgush Poradecit dhe bashkëshortes

Kjo foto prej disa minutash ka bërë ‘lëmsh’ rrjetin.

 

Është Auron Tare ai i cili ka marrë një foto nga fondi Marubi, duke menduar se në të është poeti lirik Lasgush Poradeci me bashkëshorten e tij, dhe ia ka nisur së bijës, Maries.

 

Entuziaste, Maria e ka publikuar këtë foto për miqtë e saj duke falenderuar njëherazi Auronin.

 

“Të shtrenjtët e mi. Miku im Auron Tare e ka gjetur te fondi Marubi. Zot sa i madh je”, shkruan Marie Poradeci.

 

Mirëpo, menjëherë ka ndërhyrë Niko Kotherja, studiuesi i historisë dhe koleksionisti shqiptar, njëherazi kuratori i ekspozitës, duke pohuar se në fakt, në atë foto është piktori Vangjush Mio me të shoqen Eleni, fotografuar në Pogrdec nga studio Sotir.

 

REPLIKAT:

 

Niko Kotherja: Marie. Gabim në info. Në foto është piktori Vangjush Mio me të shoqen Eleni fotografuar në Pogradec nga Foto Sotir Studio. Materiali gjendet në familjen e fotografit dhe është shpënë në Shkodër për ekspozitën fotografike të fotografëve të juglindjes. Të këtij momenti ka edhe foto tjetër. Si foto i ka edhe e bija e Vangjush Mios.

 

Auron Tare:  Niko Kotherja,

 

sipas marubit   është poeti lasgush poradeci me te shoqen.   Ështe e studio sotirit.

 

dmth sipas personave e shpjegonin ekspozitën. Mua mu bë shumë qejfi që ishte kjo foto e Lasgushit. Sigurisht e nuk jam autoritet për të përcaktuar se kush është por mu tha nga Muzeu prandaj ja dërgova Maries.

 

Niko Kotherja: Unë jam ndihmës kurarori i ekspozitës prandaj e them me siguri dixhiturën e fotos, Auron. Në koleksion kam një shkrepje tjetër të këtij momenti.