ITALI– Portugezi Miguel Paixao, një ish-futbollist, është një nga miqtë më të mirë të kampionit Cristiano Ronaldo. Ai qeshi, djersiti, mbajti frymën e tij dhe shpërtheu në duartrokitje të rrëmbyeshme për Georgina së bashku me Cristiano Ronaldon.
“Kush gjen një mik gjen një thesar” dhe Miguel Paixao, njeriu misterioz i ulur pranë yllit të Juventusit në Ariston, e ka konfirmuar proverbën. Ish-futbollisti Portugez, 35 vjeç dhe 1 metër dhe 84 centimetra i gjatë, ish-shoku i tij i skuadrës në Sporting (në kohën kur ata ndanin dhomën së bashku) dhe akoma një mik i ngushtë i Cr7, e ka ndjekur Cristianon praktikisht gjatë gjithë karrierës.
Fotot e tij përkrah Cristiano Ronaldos ulur në rreshtin e parë në teatrin “Ariston”, teksa qëndron gjatë gjithë kohës me telefon në dorë, kanë çmendur rrjetin. Ai nuk rreshti së shkrepuri foto dhe video gjatë gjithë mbrëmjes.
Mediat sociale komentuan për personazhin misterioz, mbi të gjitha për entuziazmin me të cilin ndoqi çdo hap të shfaqjeve të bashkëshortes së Cristiano Ronaldos. Në bazë të burimeve pranë futbollistit Paixao mund të konsiderohet si një familje e dytë për Cristiano Ronaldon, dhe bashkë ruajnë një miqësi të gjatë.