Fotografi të mahnitshme të leopardit që shfaqet pas 100 vitesh

Fotografi të mahnitshme të leopardit që shfaqet pas 100 vitesh

473
0

Disa fotografë të kafshëve kanë arritur të kapin leopardin e rrallë me ngjyrë të zezë në lëvizje. Krijesa, e cila tashmë thuajse ka fituar statusin e një miti, u kap nga fotografi britanez i kafshëve Will Burrard, 35-vjeçar, ndërsa po vështronte fushat e Kenias në orët e vona të natës. Kjo është hera e parë që një leopard i zi është kapur ‘siç duhet’ në fotografi pas 100 vitesh. Sytë e të gjerë të leopardit mund të shihen duke vështruar për ndonjë pre, ndërsa pika të ngjashme me leopardin mund të shfaqen paksa në lëkurën e saj të egër, e cila është rezultat i melanizmit. Ky ndryshim gjenetik, e kundërta e albinizmit, rezulton në një teprim të errësimit të pigmentit. Leopardët afrikanë janë renditur si të rrezikuar në Listën e Kuqe të Specieve të Kërcënuara të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).