Qyteti i Librazhdit është zgjuar i tronditur mëngjesin e kësaj të premteje nga një ngjarje e rëndë, ku protagonistë janë dy të rinj të martuar vetëm 5 ditë më parë
Bëhet fjalë për çiftin Rezarta Hajdari dhe Olsian Hajdari, të cilët dyshosht të jenë vetëhelmuar dhe për pasojë gruaja ka ndërruar jetë në banesë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Elbasanit. Ndërkohë bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë bashkëshortin i 19-vjeçares së ndjerë.
Informacion paraprak:
Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.