Lajme

FOTO/ Zbulohet spitali ku abortoi Kristela Gjoka, ish-bashkëshortja e këngëtarit Noga

By Vizion

September 07, 2016

Këngëtari Agron Abdullahu i njohur si Noga ka pak kohë që është ndarë nga ish bashkëshortja e tij, moderatorja e njohur e Top Channel, Kristela Gjoka.

Arsyeja e ndarjes së çiftit ka qenë mohimi i shtatzënisë nga ana e Kristelës, ka deklaruar Noga.

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, këngëtari ka rrëfyer se ish bashkëshortja e tij ka bërë abortimin pa dijeninë e tij, dhe se spitali ku është kryer ky abort është materniteti “Mretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Ai ka thënë se ka siguruar të dhëna të vërteta brenda maternitetit se Kristela ka bërë abortin, në mënyrë të fshehur, duke e cilësuar këtë akt si krim.

“Po, është e vërtetë. Ndarja mes meje dhe Kristelës ka qenë mohimi i shtatzënisë. Ajo pa dijeninë dhe miratimin tim ka shkuar dhe ka abortuar fëmijën në Tiranë. Foshnja ka qenë gjashtë muajsh dhe ky nuk është gjë tjetër veçse një krim”, është shprehur ai.

Mësohet se Kristela ka bërë abortin në mënyrë të jashtëligjshme, pasi ka gënjyer edhe për emrin e saj të vërtetë, duke u prezantuar me emrin ‘fallco’ Alma, duke u fshehur kështu për shkak të qenit një personazh publik.

Në vazhdimin e bisedës Noga ka rrëfyer se deri në muajin e gjashtë Kristela ka bërë kontrollat me rregull te gjinekologu Agron Krasniqi, në Prishtinë. Madje ka treguar se kontrolla e fundit ka qenë një ditë para abortit, dhe shtatzënia sipas mjekut po shkonte shumë mirë.

Këngëtari ka rrëfyer se nuk do të ndalet me kaq, pasi shpreson që organet shtetërore do të reflektojnë mbi denoncimet e medias, dhe se kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund sipas ligjit.