Kohët e fundit ata janë parë shumë afër njëri-tjetrit.
Bëhet fjalë për këngëtaren Fibi e cila është parë shumë afër gazetarit Vlorijan Halili.
Në llogaritë e tyre në rrjetet sociale ata shpesh publikojnë momente bashkë, madje dyshohet për një raport më të afërt se shoqëri.
Këtë e vërtetojnë edhe fjalët përkëdhelëse të cilat ata i shprehin njëri-tjetrit, fakte këto të dëgjuara nga njerëz shumë të afërt pranë dyshes.
Së fundmi ata janë parë edhe duke darkuar bashkë por si do të rrjedhë raporti i tyre mbetet të shihet.