Pak ditë më parë, një postim i Danjelit dhe i Fotinisë në Instagram ngjalli dyshime se ndoshta shumë shpejt do të bëheshin prindër. Në foton e publikuar, barku i Fotinisë dukej paksa i rrumbullakosur duke të lënë përshtypjen se ish-banorja ishte në pritje të ëmbël.
“Familja Lafoda”, – ishte komenti që shoqëronte foton e çiftit, i cili e shtonte akoma më shumë dyshimin.
Megjithatë, në një postim të dytë çifti sqaroi se ndjekësit ishin keqkuptuar dhe duhej pak kohë deri sa familja e tyre e vogël të shtohej me një fëmijë.
Ditën e djeshme, Xheni, mikja e tyre me të cilën u njohën në “Big Brother”, ka postuar një foto të çiftit të cilët duket se i kanë shkuar për vizitë në shtëpi Xhenit dhe Benardit. Në foton e publikuar, Fotini shfaqet duke mbajtur në duar një foshnjë lodër, së cilës i ka ngritur njërën dorë në formë përshëndetjeje.
“Lafoda (emri i Instagram-it të Danjelit dhe Fotinisë) dhe bebja (emoji)”,- shkruan Xheni në foto.
Nëse herën e parë e mohuan pasi të gjithë i besuan, atëherë është momenti që pas kësaj fotoje të jemi skeptikë. Nuk do të marrim asgjë për të vërtetë, derisa të shohim ‘provat’.
Danjel dhe Fotini u njohën, u dashuruan dhe u martuan në “Big Brother” dhe prej 2 muajsh janë duke shijuar jetën e tyre si një çift i pandarë./Blitz.al/