FOTO-VIDEO/ Nusja emocionon të gjithë dasmorët, dhëndri qan

FOTO-VIDEO/ Nusja emocionon të gjithë dasmorët, dhëndri qan

535
0

Një vajzë 25-vjeçare e cila ecte për shkak të një dëmtimi në shtyllën kurrizore, i ka emocionuar të gjithë në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Vajza 25-vjeçare, Jaquie Goncher, ishte detyruar të ulej në një karrocë me rrota në moshën 17 vjeçare për shkak të një aksidenti në pishinë, por ajo i ka befasuar të gjithë ditën e saj të dasmës.

Ajo kishte vite që ndiqte terapinë por javët e fundit nuk mund të qëndronte në këmbë më shumë se disa minuta.

E shoqëruar nga nëna dhe gjyshi, 25-vjeçarja papritmas u ngrit në këmbë dhe eci drejt altarit ku e priste dhëndri, ndërsa ky i fundit nuk dinte asgjë dhe shpërtheu në lot gjatë momentit emocionues.

Nusja arriti të qëndronte në këmbë gjatë gjithë ceremonisë, madje ia doli edhe të bënte një vallëzim me burrin nën sytë e të ftuarve.

 

Shperndaje