Aktualitet

FOTO/ Tragjedi në familjen shqiptare në Australi, sherr në prag të Vitit të Ri, babai vret vajzën dhe dhëndrin

By vizionc

January 02, 2020

Tragjedi në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne në Australi. Dje ka humbur jetën në spital, një ditë pas bashkëshortes së tij edhe 29-vjeçari Veton Musai. Të dy u qëlluan me armë zjarri të martën nga babai i vajzës Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.

 

 

55-vjeçari qëlloi me armë çiftin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri, shkruajnë mediat lokale. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Vetoni ka ndërruar jetë dje në spital.

 

Veton Musai, 29 vjeç, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Çifti u sulmua nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre të martën. Ndërkohë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital pasi qëlloi veten me të njëjtën armë.

Policia e Victorias po heton një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.

 

Çifti raportohet se kishin edhe mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi ngjarja. Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë të shumta në trup të shkaktuara nga armë zjarri. Arma u gjet në fund të rrugës. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të bashkojnë pjesët e ngjarjes për të zbuluar se çfarë e shtyu 55-vjeçarin të hapte zjarr.

Zonja Musai ishte e punësuar si recepsioniste për Colliers International në CBD, Melbourne ndërsa burri i saj punonte në një bankë aty pranë.