Aktualitet

FOTO/ ‘Tani je ëngjëll, nëna s’të pa me vello të bardhë’, lum reagimesh për vdekjen e ushtarakes në Letoni

By vizional

May 06, 2019

Një sërë reagimesh kanë nisur në rrjetet sociale pas lajmit të vdekjes së ushtarakes Zarife Hasanaj. Miq dhe familjarë i shkruajnë 32-vjeçares tek profil në Facebook, ku nuk mungojnë shprehjet e dhimbjes.

 

“Qofsh e xhenetit shoqe,”-shkruan një nga të afërmit.

 

“… jam e sigurt qe tashme je engjell, sepse e tille ishe dhe mbi toke prandaj ndoshta i gezoheshe kaq shume jetes! Ngushellime asaj nene qe ste pa me vello te bardhe e te gjith familjareve te tu! Do te te kujtoj gjithmone ashtu plot jete e gjalleri😥Xipja Hasanaj”-shkruan një tjetër.

 

 

Postimet në rrjetet sociale

Ditën e sotme, një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.