Showbizz

FOTO /Rike Roçi bën tatuazh tek “zogu”

By Vizion

September 24, 2016

Bukuroshja Rike Roçi ka bërë një hap të guximshëm, duke bërë një tatuazh dhe në një vend aspak të zakontë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në profilet e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shihet e veshur me bikini duke shfaqur një trup vërtetë për t’u pasur zili.

Por syve të vëmendshëm nuk u shpëtoi një detaj në pjesën e poshtme të trupit të saj, ku duket një pjesë tatuazhi në zonën intime të trupit.

I zbuluar si me stil, Rike ka guxuar të bëjë një tatuazh në stilin e fluturës së famshme të Belen Rodriguez, ndonëse nuk duket qartësisht se për çfarë figure bëhet fjalë. Ish-lojtarja e “Big Brother” dhe tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, për shkak të pamjes së saj ka fituar vëmendjen e mediave rozë.