Foto/ Rama “sherr” me komentuesit për Bulevardin e Vlorës

Foto/ Rama “sherr” me komentuesit për Bulevardin e Vlorës

382
0

Dje në mëbrëmje kryeministri Edi Rama postoi në Facebook disa foto nga projekti i rehabilitimit të Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë.

 

“Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm😊

 

Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë😉

 

Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma…

 

#VloraqëDuam☀️

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱”, shkruante Rama në Facebook.

 

 

Mirëpo pas kësaj erdhën dhe komentet nga qytetarë të ndryshëm, ku njëri prej tyre i shpreh disa shqetësime kreut të qeverisë, ndërsa thekson se turistët e huaj nuk orientohen dot në vendin tonë.

 

Por edhe kryeministri nuk e ka lënë pa përgjigje.

 

“Ti shume mire qe po u qan hallin turisteve, po hajde gjeje pse turistet nuk ankohen, po u pelqen aq shume kjo Shqiperi kaq e share dhe e baterdisur nga gojartet shqiptare?🤔””, i përgjigjet Rama, komentuesit.