Galeria

FOTO/ Rama, gjumë në Vermosh, mëngjes me petulla në një bujtinë

By Vizion

September 17, 2016

Kryeministri Edi Rama, pas takimit dje në Shkodër me fermerët e Gruemirës, duket se nuk ka nxituar të kthehet shpejt në Tiranë, por ta shfrytëzojë të shtunën për të tjera takime në Malësinë e Madhe prej ku ka publikuar vazhdimisht fotografi.

Rama ka rrëfyer përshtypjet e tij të para për bukuritë e veriut duke filluar që nga vendi ku ka qëndruar dhe çfarë i shërbyen për mëngjes:

“Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, – shkruan Rama në Fb, – me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mengjez në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë.”

Më vonë, Rama e ka vazhduar përshkrimin e udhëtimit të tij me të tjera fjalë dhe foto: “Mrekullia natyrore e Tamarës, deri dje dëshmi rrënqethëse e braktisjes dhe e rrënimit të shkaktuar nga paaftësia qeverisëse, sot ka rilindur si një nga perlat natyrore të Veriut të Shqipërisë, falë programit kombëtar të Rilindjes Urbane.

E kthyer në një destinacion turistik, ku ndalen përditë udhëtarë të shumtë që shijojnë mrekullinë e natyrës dhe mikpritjen e familjeve malësore, Tamara është sot një vend me shpresë e punësim familjar në rritje,” shkruan ai.