Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrin e kandidatit të saj për bashkinë e Peshkopisë.
Burime zyrtare nga selia rozë kanë bërë të ditur se, kandidati do të jetë Muharrem Rama.
Rama do të kandidojë përballë kandidatit të PD-së, Sherefedin Shehu.
Zgjedhjet në bashkinë e Peshkopisë do të zhvillohen në datën 11 shtator, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit të përfshirë në skandalin seksual.