FOTO/ Polici i vrau ish të dashurin, çfarë ka mbetur pas ngjarjes...

FOTO/ Polici i vrau ish të dashurin, çfarë ka mbetur pas ngjarjes makabre në banesën e Marsida Qatjas

792
0

Pas ngjarjes në mesnatën e mbrëmshme, ku  mbeti i vdekur Dritan Haxholli këto janë pamjet brenda banesës së Marsida Qatjas në qytetin e Kavajës.

Në banesë janë prenzente ende gjurmët e gjakut dhe plumbat në mur. Ndërkohë, mbi tavolinë ka ushqime, ku kuptohet se Marsida, polici Bledar Toçi dhe dy miqtë e saj Xhuljo Biturku dhe Ermir Çela kanë qenë duke konsumuar.

Ndërkohë, që gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër kur në banesë ka tentuar të futet me forcë, Dritan Haxholli, që mbeti viktimë pak minuta më pas.

Ky i fundit më herët kishte telefonuar Marsidën dhe i kërkonte të sqaroheshin.

Me të hyrë në banesë ai është përballur me policin dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armën e shërbimiit, ndërsa e ka lënë të vdekur në vend.

Sakaq, në polici Marsida e cila është nënë e tre fëmijëve ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, por që është ndërprerë. Për shkak të kërcënimeve të këtij të fundit ajo ka thënë se i ka kërkuar ndihmë mikut të saj, policit të Burgjeve, Bledar Toçi.

Nga ana tjetër, policia ka arrestuar policin së bashku me vëllain e tij, pasi i është gjetur në banesë një sasi lënde narkotike.

 

Screenshot_17.jpg

Screenshot_13.jpg

Screenshot_14.jpg

Screenshot_15.jpg