Showbizz

FOTO/ Noizy gati të shpërthejë me ‘Midis Tiranës’

By Vizion

September 30, 2016

Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, së fundmi ka bërë të ditur se është në përgatitjet e fundit për lançimin e këngës së tij më të re, të cilin pritet ta publikojë gjatë këtyre ditëve.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, ku shihet në studio duke regjistruar këngën.

Kënga e re titullohet “Midis Tirone”, dhe është punuar nga DJ Aboom në studion e “OTR Records”, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vetë Noizy.

Shumë shpejt pritet të nisin edhe xhirimet e klipit, ndërsa i gatshëm për fansat do të jetë në muajin tetor.

https://www.instagram.com/p/BK8RVDVDsYm/

https://www.instagram.com/p/BK8R2tBjg-n/