Bjordi Mezini, i cili pavarësisht faktit se u bë i njohur në reality show-n “Big Brother”, pasi u kthye nga Italia vazhdoi jetën në Tiranë si aktor televiziv. Një nga projektet artistike që i dha tjetër famë është seriali “Kokrrat”, një prodhim i “Digitalb”.
Edhe pse merr pjesë në shumë evente si i ftuar, ai shihet vetëm në shoqërinë e miqve të tij, pa praninë e ndonjë partnereje. Por e vërteta është që Bjordi nuk është një djalë i vetmuar në dashuri, pasi u bë kohë që është në lidhje me një vajzë brune, që quhet Jona. Eshtë vetë ajo që poston shpesh foto me Bjordin, siç janë ato të udhëtimeve në Vjenë apo fotoja e fundit, që dëshmon se po kalojnë pushime të bukura bashkë. Mesa duket Bjordi preferon të mos e ekspozojë lidhjen e tij, përderisa ka postuar në Instagram, një foto i vetëm për ditën e Shën Valentinit. Qëndrimi në Tiranë, i solli fat Bjordit në jetën e tij profesionale. Përveç punës si regjisor klipesh e pamë dhe si aktor në videon “Asnjëherë” të Albërie Hadërgjonaj.