Ditën e djeshme, Sara Hoxha ka ndarë foto nga babyshoëer-i që i ka organizuar djalit të saj të dytë, që pritet të vijë së shpejti në jetë.
“Në mes të gjithë panikut, këtë fundjavë pata babyshoëer-in më të veçantë për fëmijën me të afërmit dhe me të dashurit e mi”- shkruan Sara Hoxha në rrjete sociale.
Por, ndërsa Sara shpërndan fotot dhe shpreh më në fund gëzimin pas panikut që e kishte përfshirë në këtë shtatzëni, Lori Hoxha poston një shkrim që mori kritika në rrjete sociale.
“Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është që nuk jam shtatzënë,”- është shprehur Lori Hoxha. Ndërkohë, pak minuta pasi e ka postuar, Lori Hoxha ka vendosur ta fshijë me shpejtësi postimin.